Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet te skuadra e Real Madridit. “Fichajes” ka raportuar të hënën se Hakimi po dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”.
Mësohet se Hakimi tashmë ka njoftuar Parisin për vendimin e tij dhe ekipi francez është në pritje të ofertës nga Reali.
Marokeni pëlqehet shumë nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, por kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro. Hakimi është zhvilluar te Reali si futbollist, përpara se të largohet nga ekipi spanjoll për ta vazhduar karrierën te Borussia Dortmundi, përkatësisht Interi. 24-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai ka 6 gola e po aq asistime këtë edicion në të gjitha garat për ekipin francez.