Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City e do Hakimin në skuadër

Manchester City dëshiron që ta sjellë në skuadër mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi.

Fituesi i Premier Leagues, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve pritet ta paguajë klauzolën e lirimit të futbollistit, ka shkruar “Daily Mail” të dielën.

24-vjeçari po vlerësohet zëvendësues i përkryer i Kyle Walker në atë pozitë. Walker e ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë me skuadrën nga Manchesteri. Për të u raportua shumë se mund të kalojë te kampioni gjerman, Bayern Munichu, gjatë afatit kalimtar veror.

Marokeni Hakimi zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në në edicionin e fundit, ndërsa pati pesë gola e katër asistime. Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës në Katar me Marokun, ku shkoi deri në gjysmëfinale.