Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, pritet të largohet nga Manchester City këtë verë për ta vazhduar karrierën në Gjermani.
Sipas të gjitha gjasave, reprezentuesi i Anglisë do t’i bashkohet skuadrës së Bayern Munichut. “Sky Sport Germany” ka raportuar të hënën se Walker ka arritur marrëveshje me Bayernin, ekip që po negocionin me Cityn për lirimin e tij.
Mësohet se City po kërkon rreth 15 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Walker te Bayerni po shihet si zëvendësim ideal për francezin Benjamin Pavard, i cili pritet të largohet nga skudra bavareze.
Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Tottenhami, ndërsa edicionin e fundit, Walker ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat.