Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arrihet marrëveshja, Walker do t’i bashkohet Milanit

Walker

Mediat italiane të mërkurën pasdite kanë raportuar se transferimi i mbrojtësit Kyle Walker nga Manchester City te Milani, pritet të zyrtarizohet së shpejti.

City është pajtuar që 34-vjeçari të transferohet te Milani në formë huazimi, ndërsa “rossonerët” në fund të edicionit do ta kenë opsionin për blerjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Calciomercato” ka shkruar se në rast se Milani dëshiron ta blejë atë përfundimisht, duhet të shpenzojë 5 milionë euro.

Walker është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.

Sipas mediumit italian, Walker do t’i kryejë testet mjekësorë të enjten dhe më pas do t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga Sergio Conceicao.

Mbrojtësi anglez do të përfitojë pagë vjetore prej 4 milionë eurove, kur të nënshkruajë kontratë të re me “rossonerët”.