Ish-sulmuesi i njohur italian, Paolo Di Canio, mendon se anglezi Kyle Walker u përmirësua si mbrojtës nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City. Walker është pjesë e Manchester Cityt nga vitit 2017.
“Walkeri është përmirësuar shumë gjatë viteve. Ju mund ta shihnit fizikun e tij në Tottenham, por ai nuk ishte i disiplinuar në mbrojtje. Me Manchester Cityn, dhe e them sepse Pep Guardiola nuk punon shumë në vijën e mbrojtjes, ai është përmirësuar kaq shumë, duke u bërë një lojtar vërtet i fortë”, ka thënë Di Canio, shkruajnë të hënën mediumet italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWalker tashmë është afër transferimit te skuadra e Milanit.
Ai pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.
Testet mjekësore do t’i përfundojë këtë javë te skuadra e drejtuar nga trajneri, Sergio Conceiçao.