Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walker do të largohet nga City

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. “The Sun” shkruan të hënën se drejtuesit e Cityt kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Walkerin, pasi anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024 dhe City është i gatshëm ta lërë të lirë për një ofertë prej 15 milionë eurosh. 32-vjeçari këtë sezon ka regjistruar vetëm 24 paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë edhe një asistim.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017, ndërsa më këtë ekip ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë. Para se t’i bashkohet Cityt, Walker karrierë ka bërë edhe te Tottenhami e Aston Villa.