Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami monitoron Walkerin

Kyle Walker

West Ham Unitedi po e monitoron situatën e mbrojtësit të djathtë, Kyle Walker te skuadra e Manchester Cityt.

Walker pritet të largohet nga City në fund të këtij edicioni pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, ndërsa West Hami po përgatit ofertën për transferimin e tij. Për ta lënë të lirë 32-vjeçarin në verë, City po kërkon të paktën 20 milionë euro pasi Walker ka kontratë me kampionin në fuqi të Anglisë deri në vitin e ardhshëm.

Walker prej vitit 2017 është pjesë e Cityt, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.

Këtë edicion, Walker ka 31 paraqitje në të gjitha garat për Cityn.