Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali monitoron Walkerin

Kyle walker

Real Madridi po e monitoron mbrojtësin e krahut të djathtë, Kyle Walker, ka njoftuar të hënën “Marca”.

Walker pritet të largohet këtë verë nga Manchester City dhe Reali po synon ta transferojë pasi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut. 32-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ekipi anglez për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Walker është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka fituar pesë tituj kampioni të Anglisë. Këtë edicion, ai nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te City, ku ka bërë vetëm një asistim në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Walker ka edhe 75 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Anglisë.

Artikuj të ngjashëm