Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walkeri do ta rinovojë kontratën me Cityn

Edhe pse pritej ti bashkohej Bayern Munichut, mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker do të mbetet pjesë e skuadrës së Manchester Cityt. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se futbollisti anglez parimisht ka arritur marrëveshje me Cityn për rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare së shpejti.

Me rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, Walkeri do të jetë pjesë e kampionit të Anglisë deri në verën e vitit 2025 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për 12-të muaj të tjerë.

Walker ishte pranë largimit nga City këtë verë dhe kishte pranuar ofertën e Bayernit, por klubi anglez refuzoi ta shiste 32-vjeçarin pas kërkesës së trajnerit Pep Guardiola. Walker është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe edicionin e fundit arriti ta fitojë tripletën me këtë ekip.