Mbrojtësi anglez i Manchester Cityt, Kyle Walker, e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjerë.
33-vjeçari kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së mëhershme dhe ishte i lidhur për një kalim të mundshëm te Bayern Munichu në verë.
Walker ka fituar 13 trofe në gjashtë vjet me Cityn, ndërsa me nënshkrimin e kontratës së re, ai do të jetë pjesë e “qytetarëve” deri në vitin 2026.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. E ardhmja ime është me Manchester Cityn dhe kjo është gjëja më e mirë për mua”, ka thënë Walker, që ishte transferuar nga Tottenhami në vitin 2017 për 45 milionë funte.