Mbrojtësi Kyle Walker do t’i bashkohet në përgatitje Manchester Cityt, edhe pse e ardhmja e tij është ene e paqartë. Walker është i pavendosur për të ardhmen pas ofertës që ka marrë nga gjiganti gjerman Bayern.
33-vjeçari pritet të vendosë për të ardhmen e tij në javën e ardhshme, pasi me Cityn ka kontratë edhe një vit.
Klubi anglez dëshiron t’ia vazhdojë edhe për një vit kontratën, por ai ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën në edicionin 2023/2024.
“Sky Sports” ka raportuar se Bayerni ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Anglisë.
Artikuj të ngjashëm