Skuadra e Wolfsburgut nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens. “Kicker” raporton të premten se ekipi gjerman po bën gati një ofertë të re për futbollistin e Interit, të cilin po synon ta transferojë këtë verë.
Mësohet se Wolfsburgu do të ofrojë 20 milionë euro për Gosensin, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Gjermani për shkak të minutazhës së vogël tek Interi.
28-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 3 gola në të gjitha garat. Krahas Wolfsburgut, Gosens po kërkohet edhe nga Bayer Leverkuseni.
Artikuj të ngjashëm