Pas Juventusit e Borussia Dortmundit, edhe Atletico Madridi është futur në garë për Robin Gosensin e Atalantas.
Bëhet e ditur se skuadra spanjolle po insiston në transferimin e mbrojtësit të majtë, i cili ishte pranë largimit nga ekipi italian gjatë afatit kalimtar të verës. Për ta lënë të lirë Gosensin, skuadra e Atalantas po kërkon 35 milionë euro.
Gosens 27-vjeçar ka shkëlqyer vitet e fundit te ekipi italian me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, Gosens ka një asistim në tri ndeshje në Serie A. Ai ka edhe dy gola në 13 paraqitje për Përfaqësuesen e Gjermanisë.