Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në garë për Gosensin

Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens ka shkruar të mërkurën “Tuttomercatoweb”.

Gosens pritet të largohet nga Atalanta në fund të këtij edicioni dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

Madje, ekipi spanjoll është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Gosens 26-vjeçar po shkëlqen këtë edicion tek Atalanta, ku është njëri prej lojtarëve kyç në ekipin nga Serie A.

Ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat kurse me Atalantan ka kontratë deri në vitin 2022.

Megjithatë, Atletico ka një konkurrencë të fortë për transferimin e Gosensit pasi interesim për shërbimet e tij, ka kohë që kanë treguar edhe Juventusi, Manchester City e Interi.

Artikuj të ngjashëm