Leicester City është në negociata me skuadrën e Atalantas për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”.
Bëhet e ditur se Leicesteri është i gatshëm të paguajë rreth 25 milionë euro për Gosensin, i cili pritet të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere.
Gosens 26-vjeçar po shkëlqen këtë sezon te Atalanta dhe deri më tani ka shënuar dhjetë gola e ka bërë tetë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat.
Gosens nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Atalanta gjatë kësaj vere pasi tashmë për transferimin e tij, interesim kanë shprehur edhe Juventusi, Manchester City, Borussia Dortmundi e Atletico Madridi.
Gosens që është reprezentues i Gjermanisë ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit të ardhshëm.