Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe vendos të qëndrojë te PSG-ja

Kylian Mbappe ka vendosur të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain, konfirmon “Goal”.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe Real Madrid bëri një ofertë për nënshkrimin e tij këtë verë.

Megjithatë, ai ka vendosur të vazhdojë për momentin te PSG-ja dhe do të nënshkruajë një kontratë të re.

Zgjatja e kontratës së sulmuesit pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit të PSG-së në elitën e futbollit francez kundër Metzit.