Sport

Mbappe mund të mbetet te PSG-ja

Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Në një intervistë, Mbappe ka insistuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse ka thënë se do të luajë për një klub të madh sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit kurse interesim të madh për transferimin e tij, ka treguar skuadra e Real Madridit.

“Nuk e di, pasi më duhet kohë për të vendosur dhe nuk është aspak lehtë. Megjithatë, unë do të luaj për një klub të madh”, ka thënë Mbappe.

“Aktualisht, jam pjesë e një ekipi që synon ta fitoj Championsin dhe ndihem mirë në Paris”.

Këtë sezon, Mbappe ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 13 herë në 21 ndeshje në të gjitha garat.