Mesfushori Geoffrey Kondogbia do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Marseillet. “FootMercato” ka raportuar të premten se Marseille tashmë ka siguruar shërbimet e Kondogbias, i cili do të zyrtarizohet ditëve në vijim.
Ai te skuadra franceze do të transferohet nga Atletico Madridi për 8 milionë euro dhe me ekipin e ri do të firmosë kontratë trevjeçare.
Francezi 30-vjeçar edicionin e shkuar ka shënuar 2 gola në 27 ndeshje për Atleticon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Ai karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Valencia e Sevilla, ndërsa ka luajtur edhe për Interin, Monacon e Lensin.
Kondogbia te Marseille po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën për edicionin e ri.