Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Correa i bashkohet Marseillet

Sulmuesi Joaquin Correa do të largohet nga Interi për ta vazhduar karrierën në Francë.

Correa do t’i bashkohet skuadrës së Marseillet, që ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e tij. Correa këtë javë do të prezantohet te skuadra franceze dhe po shihet si përforcim i rëndësishëm për këtë edicion, ka shkruar “FootMercato” të enjten.

Ai do të huazohet për një vit, ndërsa Marseille e ka të obliguar blerjen e tij për 15 milionë euro në fund të edicionit.

Correa në vitin 2021 iu bashkua Interit nga Lazio për 30 milionë euro, por nuk bindi me paraqitjet e tij,. Në 77 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Correa ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime. 29-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.