Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay do t'i bashkohet Interit

Interi është favorit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Memphis Depay gjatë këtij muaji, raporton “Mundo Deportivo” të hënën. Bëhet e ditur se Interi ka arritur marrëveshje në parim me Barcelonën dhe po negocion me holandezin për ta bindur që të transferohet në Itali.

Në këmbim të Depayt, Interi do t’ia ofrojë Barcelonës sulmuesin Joaquin Correa, i cili do të jetë i huazuar deri në fund të këtij sezoni. Depay nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe për këtë arsye pritet të largohet nga ekipi spanjoll pa u mbyllur afati kalimtar i janarit.

Ai këtë edicion ka vetëm një gol dhe një asistim në katër paraqitje për Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 si lojtar i lirë. Kontrata e Depayt skadon në fund të sezonit aktual.