Mesfushori i Belgjikës, Arthur Vermeeren është përforcimi më i ri i Atletico Madridit. Ekipi nga La Liga, të premten e ka zyrtarizuar 18-vjeçarin që e ka transferuar nga skuadra e Antwerpit.
Për kartonin e tij, Atletico ka paguar 30 milionë euro, ndërsa Vermeeren ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030 me skuadrën spanjolle.
Këtë edicion, Vermeeren ka shënuar dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 32 paraqitje për Antwerpin në të gjitha garat. Ai ka edhe dy ndeshje të luajtura me Belgjikën.