Manchester City dhe Liverpooli, janë dy skuadrat e interesuara për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinezin. Sipas mediave italiane, të dy ekipet po synojnë transferimin e argjentinasit gjatë verës.
Lautaro ka vazhduar kontratën e tij me Interin deri në vitin 2026 por pavarësisht kësaj, ai mund të lagohet dhe ekipet angleze janë të gatshme për t’i nisur negociatat me ekipin italian. Madje, drejtuesit e Manchester Cityt e kanë vëzhguar nga afër sulmuesin në takimin e fundit në Serie A ndaj Milanit.
24-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Këtë edicion argjentinasi ka shënuar 12 gola në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm