Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. “Calciomercato” ka shkruar se Liverpooli po përgatit ofertën për ta bindur Interin në lirimin e Lautaros në verë. Te Interi janë të gatshëm ta shesin argjentinasin nëse marrin një ofertë prej 90 milionë eurosh për kartonin e tij.
Lautaro te Liverpooli po shihet si pasardhës i Roberto Firminos, të cilin ekipi anglez do ta shesë në verë.
Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 kurse këtë edicion ka realizuar 12 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm