Lautaro Martinez po vazhdon të joshet nga transferimi në Premier League, me Liverpoolin dhe Arsenalin që tashmë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Interit.
Mirëpo Lautaro po e preferon kalimin te Liverpooli para Arsenalit, ka shkruar “Tuttomercatoëeb” të enjten.
Sulmuesi 24-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër. Edhe tek Interi mund ta lirojnë Lautaron nëse marrin një ofertë deri në 80 milionë euro.
Këtë sezon, Lautaro ka 19 gola në 42 ndeshje për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.
Artikuj të ngjashëm