Lautaro Martinez ka refuzuar ofertën e vlefshme prej 240 milionë eurove nga një klub i Arabisë Saudite, pasi ka dashur t’i qëndrojë besnik ekipit të tij, Interit.
Të premten u raportua se argjentinasi 25-vjeçar ka pranuar ofertën e kontratës katërvjeçare, me të cilën Lautaro do të përfitonte nga 60 milionë euro në sezon.
Është pagë 10-të herë më e madhe se ajo aktuale me “nerazzurrët”. Lautaro ka edhe tri vjet kontratë me Interin dhe ka vendosur ta respektojë atë.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të shtunën për refuzimin e kontratës nga Lautaro. Emri i klubit arab nuk është bërë i ditur.
Sulmuesi argjentinas në edicionin e fundit me Interin shënoi 28 gola dhe dhuroi 11 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.