Sulmuesi Lautaro Martinez pritet së shpejti ta firmosë kontratën e re me skuadrën e Interit, ka shkuar të enjten sajti italian “Calciomercato”. Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë këtij muaji, përpara se të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Me kontratën e re, Lautaro do të jetë ndër lojtarët më të paguar tek Interi. Ai do të ketë pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, ndërsa do të mbetet pjesë e Interit deri në verën e vitit 2028.
26-vjeçari është kapiten i Interit dhe këtë edicion ka shfaqur paraqitje të mira, ku ka shënuar 18 gola në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Racingu i Argjentinës.