Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro do të mbetet tek interi

Lautaro Martinez - INTER

Sulmuesi Lautaro Martinez ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, pasi pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me ekipin italian.

Ai në një intervistë për mediumet italiane të martën ka thënë se është i lumtur tek Interi dhe për këtë arsye nuk do të shqyrtojë ofertat e skuadrave tjera.

Lautaro, po ashtu, ka zbuluar se tashmë ka nisur negociatat me Interin për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2026.

Këtë edicion, 26-vjeçari është kapiten i Interit dhe me rinovimin e kontratës, pritet të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2028. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Racingu i Argjentinës, ndërsa këtë edicion ka realizuar 12 gola në 13 paraqitje në të gjitha garat.