Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Lautaron

Pas Tottenhamit, edhe skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Interit,

Lautaro Martinez kanë raportuar mediumet britanike. Mësohet se Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Lautaros kontratë pesëvjeçare, me pagë javore prej 325 mijë eurosh. Ndërsa, Interit mund t’ia paguajë 70 milionë euro dëmshpërblim.

Lautaro 23-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe ende nuk ka nisur bisedimet për kontratën e re. Sulmuesi argjentinas sezonin e shkuar shënoi 19 gola dhe bëri 11 asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat me ekipin italian.

Artikuj të ngjashëm