Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku e dëshiron rikthimin në Itali

Romelu Lukaku nuk është i interesuar t’i bashkohet Barcelonës, ka bërë të ditur të shtunën mediumi spanjoll “Sport”.

Sulmuesi shtatlartë pritet të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në Itali, aty ku Interi shpreson që ta ketë sërish në radhët e veta.

Sulmuesi belg, sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, është i gatshëm që ta ulë edhe pagën nëse arrin marrëveshje me Interin, pasi në Chelsea ku është aktualisht, nuk pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.

Ai ishte zëvendësues në duelin kundër Juventusit dhe Lillet në shtëpi, dhe kundër Burnleyt në Premier League në duelin si mysafir.

Kundër Norëichit u përdor si zëvendësues në katër minutat e fundit të takimit.

28-vjeçari ka shënuar 11 gola e dy asistime në 31 ndeshje me klubin londinez.

Artikuj të ngjashëm