Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku refuzon Milanin për shkak të Interit

Sulmuesi Romelu Lukaku ka refuzuar ofertën e Milanit, pasi ekipi italian ka shprehur interesim për transferimin e tij nga Chelsea në verë, njoftoi “Evening Standard” të martën.

Mësohet se arsyeja që Lukaku ka refuzuar Milanin është Interi, ekip që belgu synon të rikthehet pas një viti në Londër.

Sulmuesi para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Chelseat pasi e fitoi titullin e kampionit në Serie A me Interin, por nuk ka arritur të adaptohet në Londër për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Thomas Tuchel.

Ai tashmë ka kërkuar largimin nga Chelsea dhe po synon të rikthehet tek Interi. Lukaku, 28-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, kurse këtë sezon ka shënuar 12 gola në 40 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm