Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet italiane insistojnë për Lukakun

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin Romelu Lukaku, pasi belgu pritet të largohet në verë nga Chelsea, përcjell “Football-Italia” të enjten. Mësohet se Lukaku po e dëshiron kthimin në Itali dhe te Chelsea janë të gatshëm të negociojnë me skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Krahas Juventusit, interesim për belgun kanë shfaqur edhe Interi e Milani. 29-vjeçari iu bashkua Chelseat vitin e shkuar, por nuk bindi me paraqitjet e tij. Madje ai nuk ishte as në përbërjen bazë të trajnerit Thomas Tuchel, me të cilin nuk ka raporte të mira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lukaku, që ka kontratë deri në vitin 2026 me Chelsean, shënoi 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.