Julen Lopetegui do të vazhdojë të mbetet trajner i Sevillas.
Trajnerit 54-vjeçar i është vazhduar kontrata deri në vitin 2024. Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll në rrjetet sociale.
Lopetegui ia doli që edicionin e kaluar të fitojë trofeun e Ligës së Evropës.
Këtë edicion, Lopetegui ndihmoi Sevillan të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, aty ku do përballen me Borussia Dortmundin.