Joachim Loew nuk ka drejtuar asnjë skuadër që kur dha dorëheqje si trajneri i Përfaqësueses së Gjermanisë pas “Euro 2020”. Por, tashmë 63-vjeçari dëshiron ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Brazilit.
“Bild” ka raportuar të mërkurën se Loew është i interesuar ta drejtojë pesë herë kampionin e botës.
Nën drejtimin e Loewit, Gjermania pati mposhtur Brazilin në Botërorin e vitit 2014 me rezultatin 7:1. Më vonë Gjermania fitoi Kupën e Botës.
Kandidat për ta drejtuar Brazilin është edhe trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Brazili është pa trajner. Pas Botërorit në Katar, Brazili ndërpreu kontratën me trajnerin Tite.
Artikuj të ngjashëm