Botërori 2026 është në prag. Kupa e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA do të nis më 11 qershor.
Përderisa në fushën e lojës do të paraqiten lojtarët më të mirë të globit, njësoj do të jetë edhe te udhëheqësit e tyre.
“Goal.com” ka shkruar të mërkurën se në udhëheqje të përfaqësueseve janë trajnerët më të mirë në botë.
Njëri prej trajnerëve më të kërkuar dhe më të suksesshëm me klube, e udhëheqë Brazilin. Carlo Ancelotti e ka drejtuar Real Madridin, Milanin, PSG-në dhe Chelsean, ndërsa e ka fituar Championsin pesë herë. Ka edhe tituj të fituar në Itali, Angli, Francë, Spanjë dhe Gjermani.
Emra të tjerë të shquar janë edhe Thomas Tuchel i Anglisë, Mauricio Pochettino i SHBA-së, Julian Nagelsmann i Gjermanisë, Didier Deschamps i Francës, Lionel Scaloni i Argjentinës, Luis de la Fuente i Spanjës, Emerse Fae i Bregut të Fildishtë, Pape Thiaw i Senegalit, Marcelo Bielsa i Uruguait, Jesse Marsch i Kanadasë, Ronald Koeman i Holandës e Roberto Martinez i Belgjikës.