FIFA ka paraqitur disa prej rekordeve që janë vendosur në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Botërori përfundoi të dielën, por emocionet e tij janë ende prezent.
Në Botërorin më të madh deri më tani edhe numri i rekordeve të thyera ishte i madh.
Më poshtë paraqesim disa prej tyre:

Dick Advocaat i Kurasaot është bërë trajneri më i vjetër që ka drejtuar ndeshje në Kupën e Botës. Ai i kishte 78 vjet e 271 ditë në ndeshjen e fundit të Kurasaot në Botëror, ndaj Bregut të Fildishtë.

Jude Bellingham&Harry Kane si dhe Ousmane Dembele&Kulian Mbappe janë bërë bashkëlojtarët e parë që kanë shënuar gjashtë apo më shumë gola në një edicion të Kupës së Botës.
Edhe
Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit

Didier Deschamps është bërë trajneri me më së shumti paraqitje në Kupën e Botës, plot 26. Deschamps i dha fund drejtimit të Francës në fund të Botërorit. Rekordin e mëparshëm e mbante Helmut Schon i Gjermansë Perëndimore me 25 ndeshje.

Johan Manzambi i Zvicrës është bërë zëvendësuesi më i ri që i ka shënuar dy gola në një ndeshje të Botërorit. Manzambi e arriti këtë me 20 vjet e 247 ditë.

Kylian Mbappe është autor i rekordit më të njohur. Ai tashmë është golashënuesi më i mirë në Kampionate Botërore me 22 gola. Para Botërorit, Miroslav Klose ishte në krye të listës me 16 gola.
Tani Mbappe është i pari me 22 gola në 22 ndeshje në Kampionate Botërore. Lionel Messi është i dyti me 21 gola në 34 ndeshje dhe Klose renditet i treti me 16 gola në 24 ndeshje.

Lionel Messi është lojtari me më së shumti fitore në Kampionate Botërore – 23. Është edhe lojtari që ka shënuar më së shumti gola në ndeshje rresht – 9. Messi është po ashtu lojtari me më së shumti gola të shënuar me goditje të bëra jashtë zonës – 7.
Edhe
Mbappe golashënuesi më i mirë, si do të ndikojë kjo te Messi?

Michael Olise i Francës e ka tashmë rekordin për më së shumti asistime në një edicion të Botërorit. Ai ka bërë shtatë asistime. Rekordin e mbane Pele me gjashtë asistime në vitin 1970.
Pesë asistime të Olises ishin për Kylian Mbappe, që po ashtu është rekord për asistimet e një lojtari për një tjetër.

Rodri i Spanjës mban rekordin për më së shumti pasime të kompletuara në një edicion të Botërorit. Rodri ka kompletuar plot 790 pasime. Rekordin e mëparshëm e mbante po Rodri me 638 pasime të suksesshme në “Katari 2020”. Xavi i kishte 599 pasime të suksesshme në Botërorin 2010.

Cristiano Ronaldo nuk mungon në këtë mes. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar gola në gjashtë edicione të Kupës së Botës.
Edhe
Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

Eloy Room tani mban rekordin për më së shumti pritje në një ndeshje të Botërorit. Portieri i Kurasaot ka bërë plot 16 pritje ndaj Ekuadorit. Kaq pritje kishte edhe Tim Howard i SHBA-së në vitin 2014, por vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Unai Simon i Spanjës e mban rekordin për më së shumti ndeshje në Kupë të Botës pa pësuar gol. Portieri spanjoll nuk u mposht në plot shtatë ndeshje.