Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit me dhjetë gola.

Ai la prapa Lionel Messin me tetë gola.

Messi nuk arriti të realizojë gol në finale të Kupës së Botës kundër Spanjës.

Spanjollët fituan me rezultat 1:0, ndërsa Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë. Anglezët fituan 6:4, por Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola në 22 ndeshje.

I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore.