Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loew kandidat për trajner të PSG-së

Ish-përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka gjasa të mëdha që sezonin e ri të jetë në krye të Paris Saint-Germainit, ka shkruar “Bild” të premten.

Mësohet se Loew është kontaktuar nga krerët e Parisit dhe ka shprehur interesim për ta marrë klubin. Ai është pa punë prej vitit të shkuar kur u largua nga Gjermania pas 15 vjetëve.

Te Parisi, Loew do ta zëvendësonte Mauricio Pochettinon, që të ardhmen nuk e ka të sigurt, edhe pse ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Loew po shihet si trajneri i duhur për ta drejtuar Parisin në sezonin e ri, në të cilin po e synon triumfin në Ligën e Kampionëve.

Trajneri gjerman e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, kurse në nivel klubesh ka drejtuar skuadra, si: Austrinë e Vjenës, Tirolin, Adanasporin, Karlsruherin, Fenerbahçen e Stuttgartin.