Jose Mourinho mund ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.
Të hënën është raportuar se gjiganti francez po mundohet ta bindë trajnerin portugez ta marrë drejtimin gjatë verës. Por Mourinho ka kontratë me Romën, klub me të cilin synon të fitojë trofe. Mourinho u emërua trajner i ekipit italian në vitin 2021, ndërsa më herët ka punuar edhe te Tottenhami, Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Inter, Porto dhe Benfica. Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll. PSG-ja ka besim se Mourinho mund ta shtyjë ekipin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. 60-vjeçari ka raporte të mira me drejtuesit e klubit nga Parisi.
Artikuj të ngjashëm