Trajneri i suksesshëm i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka folur rreth të ardhmes së tij të shtunën, dhe ka dhënë sinjale se do ta drejtojë ndonjë skuadër portugeze sërish.
Mourinho aktualisht është trajner i Fenerbahçes dhe është në përgatitje për edicionin e ri. Kontrata e tij me klubin e madh turk skadon në vitin e ardhshëm.
“Do të kthehem në Portugali padyshim. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodh. Nuk mendoj se jam në fund të karrierës sime, por as nuk dua që ta shijoj pensionimin apo vitet e fundit si trajner në Portugali”, ka deklaruar Mourinho të shtunën, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.
Skuadra e parë e Mourinhos si trajner në futbollin e seniorëve ka qenë Benfica. Më pas ai ka drejtuar edhe ekipe si Uniao de Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham e Roma.
Mourinho është fitues i Championsit dy herë, me Interin dhe Porton, ndërsa Ligën e Evropës dhe të Konferencës i ka fituar me Manchester Unitedin dhe Romën.
Ka edhe tituj në Premier League, La Liga e Serie A.