Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mourinho pritet të zyrtarizohet së shpejti trajner i Real Madridit

Jose Mourinho

Jose Mourinho është në negociatat finale për t’u bërë trajner i ardhshëm i Real Madridit, 13 vjet pas largimit nga “Santiago Bernabeu”.

63-vjeçari është favorit i qartë i klubit dhe aktualisht i vetmi kandidat me të cilin Real Madridi po negocion, shkruan të martën BBC.

Ai pritet ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm, Alvaro Arbeloa, që e mori drejtimin e skuadrës në janar, pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez së pari e shqyrtoi mundësinë e kthimit të Mourinhos dy ditë pas largimit të Alonsos. Ai kishte një bisedë me përfaqësuesit e trajnerit portugez.

Mourinho është trajner i Benficas në Portugali. Firmosi për dy vjet në shtator të vitit të kaluar, ndërsa të hënën deklaroi se nuk dëshiron të flasë për të ardhmen.

Edhe Reali zyrtarizon kthimin e Mourinhos Futboll Reali zyrtarizon kthimin e Mourinhos

“Është edhe ndeshja ndaj Estorilit dhe prej të hënës e tutje do të jem në gjendje t’u përgjigjem pyetjeve për të ardhmen time si trajner dhe të ardhmen e Benficas”, ka thënë njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në botë.

Mourinho e drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013. E fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.