Jose Mourinho ka konfirmuar planet për edicionin e ardhshëm dhe është gati për punën e re pas shkarkimit nga Roma.
61-vjeçari i kaloi 30 muaj në krye të “giallorossëve”, nga korriku i vitit 2021 deri në janarin e këtij viti.
Me Romën, portugezi Mourinho e fitoi Ligën e Konferencës dhe shkoi në finale të Ligës së Evropës, ndërsa u mposht nga Sevilla në penallti.
“Për momentin nuk ka asnjë lajm të ri. Nuk kam klub, jam i lirë, por dua të punoj. Mos u brengosni, këtë verë do të kthehem në punë. Jeta ime është futbolli. Mund të jem trajner gjithkund, nuk e kam problem”, ka thënë Mourinho.
Ndërkohë, kur është pyetur për kampionatin portugez, ai ka thënë se në futboll gjithçka është e mundur.
Artikuj të ngjashëm