Trajneri Jose Mourinho mund të mbetet në krye të skuadrës së Romës edhe për disa vjet të tjerë. “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se Mourinho është në negociata me drejtuesit e Romës për rinovimin e kontratës.
Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa me rinovimin e saj do të mbetej trajner i ekipit italian deri në verën e vitit 2026. Te Roma janë të kënaqur me punën e portugezit që është në krye të ekipit prej vitit 2021.
Në edicionin e tij të parë, Mourinho e fitoi Ligën e Konferencës me Romën, ndërsa këtë edicion ka arritur edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Po ashtu, Roma këtë edicion në Serie A po lufton edhe për një vend që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.