Jose Mourinho është në negociata me skuadrën e Romës për kontratën e re, ka njoftuar “Sportitalia” të martën.
Bëhet e ditur se palët janë në negociata me marrëveshja mund të finalizohet brenda këtij muaji. Kontrata aktuale i skadon Mourinhos në vitin tjetër, ndërsa me kontratën e re do të ishet në krye të Romës deri në vitin 2025.
Te Roma po duan ta ndalin Mourinhon pas rezultateve të mira që kanë pasur nën drejtimin e ri. Mourinho mori drejtimin e Romës në vitin 2021, ndërsa në edicionin e parë triumfoi në Ligën e Konferencës. Këtë edicion, ai arriti deri në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa në Serie A përfundoi në pozitën e gjashtë në tabelë.