Jose Mourinho ka gjasa të mëdha që prej edicionit të ardhshëm të jetë në krye të Newcastle Unitedit. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se Mourinho është joshur nga oferta e ekipit anglez, pavarësisht se është në negociata me Romën për rinovimin e kontratës.
Mourinho ka kontratë me Romën deri në fund të këtij edicioni, ndërsa Roma i ka ofruar rinovimin atij vetëm për një vit duke bërë që portugezi t’i ndërpresë negociatat përkohësisht. Ai ka kërkuar kontratë dyvjeçare nga Roma dhe pagë vjetore prej tetë milionë eurosh, të cilën duket se tashmë ia ka ofruar Newcastle.
Në fakt, ekipi anglez i ka premtuar Mourinhos pagë edhe më të lartë dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet vitin tjetër.
Mourinho është në krye të Romës prej vitit 2021, ndërsa në Angli ka qenë trajner i Chelseat, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.