Jose Mourinho ka gjasa të mëdha që të mbetet në krye të Romës edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Mourinho tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e Romës për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale i skadon portugezit në fund të këtij edicioni, ndërsa me rinovimin e saj, Mourinho do të mbetej trajner i Romës deri në vitin 2026.
Mësohet se Mourinho dëshiron ta vazhdoj punën e tij te Roma dhe se marrëveshja mes palëve mund të finalizohet brenda këtij muaji. Ai është në krye të Romës prej vitit 2021, ndërsa në edicionin e parë, e udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Ligën e Konferencës.