Jose Mourinho do të largohet nga Roma me të përfunduar sezoni aktual, ka shkruar të martën Gianluca di Marzio.
Mourinhos verën tjetër i skadon kontrata me Romën dhe drejtuesit e klubit nuk janë të interesuar për të vazhduar bashkëpunimin.
Portugezi është në krye të Romës prej vitit 2021 dhe në edicionin e tij të parë, e ka udhëhequr ekipin drejt triumfin në Ligën e Konferencës.
Sezonin e shkuar arriti deri në finale të Ligës së Evropës, ndërsa këtë sezon nuk ka pasur start të mirë në Serie A.
Thuhet se Mourinho tashmë është njoftuar me vendimin e klubit dhe po synon ta mbyllë sezonin aktual në mënyrën më të mirë të mundshme. Në 199 ndeshje në krye të Romës, Mourinho ka regjistruar 59 fitore.
Artikuj të ngjashëm