Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja e do për trajner Nagelsmannin

Paris Saint-Germaini dëshiron që në edicionin e ardhshëm të udhëhiqet nga tekniku gjerman, Julian Nagelsmann. Kështu ka shkruar “L’Equipe” të dielën.

Sipas gazetës prestigjioze franceze, trajneri Christophe Galtier pritet të largohet nga PSG-ja. Nagelsmann, i cili synohej edhe nga Chelsea dhe Tottenhami, është prioritet për skuadrën kampione të Francës.

Nagelsmann së fundmi ishte trajner i Bayern Munichut, por u shkarkua në muajin mars. Thierri Henry, sipas mediumit të madh francez, pritet të jetë asistent i Nagelsmannit.