Tottenhami mund të bëhet me trajner të ri nga edicioni tjetër, dhe emri më i përfolur në mediat angleze aktualisht është Julian Nagelsmann.
Gjermani është një prej opsioneve më të mundshme për ta marrë postin e trajnerit të Tottenhamit, ani pse flitej se gjermani mund ta drejtojë Chelsean.
35-vjeçari Nagelsmann ka përvojë të madhe pavarësisht moshës, teksa për të është thënë më parë se edhe Real Madridi e ka parë si zëvendësim të Carlo Ancelottit.
Nagelsmann u shkarkua nga Bayern Munichu në muajin mars, por do të marrë pagë nga bavarezët deri në momentin kur të gjejë klub të ri.
Kontrata e tij me Bayernin skadon në vitin 2026.