Julian Nagelsmann mund ta zëvendësojë Antonio Conten në postin e trajnerit te Tottenhami, ka shkruar “Sky Sport” të dielën.
Nagelsmann u shkarkua nga Bayern Munichu të premten, ndërsa vendin e tij e zuri Thomas Tuchel.
35-vjeçari Nagelsmann tani, sipas “The Guardian” dhe “The Evening Standard”, mund të vijë në vend të italianit te skuadra londineze.
Kontrata e Contes me Tottenhamin skadon në fund të këtij sezoni.
Përveç Nagelsmannit, kandidatë për ta marrë drejtimin e Tottenhamit janë edhe Marco Silva, Roberto De Zerbi, Sergio Conceicao, Thomas Frank dhe Vincent Kompany.
Artikuj të ngjashëm