Ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, nuk do të jetë trajner i ardhshëm i Tottenhamit, ka mësuar “BBC Sport” të premten mbrëma.
Spursi, që është në vendin e gjashtë në Premier League, ka mbetur pa trajner qëkur u shkarkua Antonio Conte në muajin mars.
35-vjeçari Nagelsmann nga ana tjetër u shkarkua nga kampioni i Bundesligës, Bayerni, në muajin mars.
Pati spekulime se ai do ta mbush vendin e lirë të lënë nga tekniku italian, Conte.
Tottenhami shkarkoi Conten fillimisht, e më pas edhe trajnerin e përkohshëm, Cristian Stellinin. Aktualisht, ekipi udhëhiqet nga Ryan Mason.
Roberto de Zerbi është emri i ri që është përmendur se do të vijë në krye të skuadrës londineze.
Artikuj të ngjashëm